Gra dhe vajza kanë marshuar përgjatë bulevardit ‘Deshmoret e Kombit’, në
shenjë ndërgjegjësimi në luftën kundër kancerit të gjirit.

Tetori eshte muaji i luftës kundër sëmundjes vdekjeprurëse ndaj kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli u ben apel të gjitha grave dhe vajzave të bëjnë kontrolle te shpeshta tek mjeku për të parandaluar fazen finale të kësaj semundjeje, për të shpëtuar jetën dhe familjen.

“I themi secilës grua, kudo ku jeton nëpër Shqipëri që të shkojë dhe të bëjë kontrollin, të shpëtojë jetën e saj, por edhe familjen e saj. Të gjithë duhet të bëjmë sa të mundemi për sensibilizimin për këtë problem, me qëllim që cdo zonjë të bëjë kontrollin”, tha Topalli.

Shefi i Sherbimit Onkologjik Agim Sallaku u kerkon te gjithe aktoreve te kontribuojne per parandalimin e kesaj semundjeje te rrezikshme.

“As pacientët dhe as mjeket nuk mund ta luftojnë këtë sëmundje, pa patur mbështetjen e politikës dhe medias”, tha Sallaku.

Ekot e gjirit te pakten, njehere ne gjashte muaj, rekomandohen per te gjitha grate dhe vajzat me qellim, qe edhe nese do te kete dicka parandalohet humbja e jetes se pacientes.

Top Channel