Opozita në Kosovë, që vazhdimisht ka kundërshtuar bisedimet teknike Kosovë – Serbi, është kategorikisht kundër idesë për hapjen e një kapitulli të ri, atë të bisedimeve politike.

Kundërshtitë e subjekteve politike opozitare të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës vijnë në kohën kur janë shtuar zërat që bëjnë thirrje të tilla, madje ato  vazhdojnë t’i kërkojnë qeverisë ndërprerjen e bisedimeve të tanishme teknike.

Ndërsa, në partinë e kryeministrit Thaçi, në PDK, deklarojnë se për bisedime politike është vetëm Kuvendi ai që mund të autorizojë qeverinë.

Në anën tjetër, kryeministri Hashim Thaçi gjatë së mërkurës ka deklaruar për media se “ka qenë keqintepretuar qëndrimi i tij në lidhje me bisedimet politike”.

Ai ka thënë se ato “nuk janë në axhendën e Prishtinës, Uashingtonit dhe Brukselit, por ato mund të ndodhin nëse bëhet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”.

Top Channel