Antikuare, midis të cilave përfshiheshin katër helmeta dhe maska të arta që përdoreshin për të vdekurit në shekullin VI përpara lindjes së Krishtit, u kapën sot nga policia greke, në një aksion kundër trafikut të sendeve arkeologjike.

Dy persona u vunë në pranga në qytetin e Selanikut, në një operacion që Kryeministri Jorgos Papandreu e cilësoi si shumë të rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë kulturore helene.

Në total, 70 sende me vlera të jashtëzakonshme historike dhe ekomike u gjetën nga forcat e rendit. Objektet janë dërguar në Muzen Arkeologjik të Athinës, ndërsa nuk janë lëshuar ende detaje rreth prejardhjes së tyre.

Top Channel