Gjermani, grevë e punonjësve të “Airbus”

07/10/2011 18:05

Disa dhjetëra punonjës të “Airbus” janë futur në grevë në katër fabrika të prodhimit të pjesëve të avoionit në Gjermani, pas një vendimi të përbashkët të sindikatës që i përfaqëson.

Greva është shpallur si rrjedhojë e kundërshtive të punëtorëve ndaj një plani të ri të kompanisë, që i jep punonjësve të saj garanci për vendin e punës në bazë të produktivitetit të tyre.

Sindikata shprehet se vendi i punës duhet të jetë i garantuar në bazë të kohëzgjatjes së kontratës dhe refuzon të pranojë klauzola që mund të çojnë në shkarkimin e punonjësve, në bazë të të ardhurve që grumbullon firma. Bisedimet 18-mujore nuk arritën të çonin në gjetjen e një zgjidhjeje.

Me mbylljen e përkohshme të katër impianteve në Hamburg, Bremen, Shtade dhe Buxtehude, është ngadalësuar puna për ndërtimin e avionëve të modelit “A320”.

”Airbus”, një kompani me kapital të përbashkët europian, është rivalja kryesore e gjigantëve të aviacionit amerikan, “Boeing”, në tregun e avionëve për përdorime civile.

Top Channel