Shkencëtarët kanë zbuluar se edhe Venusi, planeti i dytë më i afërt me Diellin, ka një shtresë ozoni që mbështjell atë.

Shtresa e ozonit venusiane është disa herë me densitet më të ulët se sa shtresa e ozonit të Tokës dhe gjendet në lartësinë mbi 100 kilometër mbi planet, rreth 3 herë më e lartë se sa shtresa e ozonit të Tokës.

Zbulimi u krye “aksidentalisht” nga Agjencia Europiane e Hapësirës dhe është botuar në revistën shkencore, “Icarus”. Shkencëtarët spiunuan shtresën e ozonit teksa nëpërmjet atmosferës së Venusit po studionin disa yje.

Ozoni, molekula e përbërë nga tre atome oksigjeni, njihet ndryshe si
mburoja e jetës, pasi parandalon rrezet e dëmshme ultravjollcë të
Diellit të depërtojnë nëpër atmosferë.

Gjetja, sipas shkencëtarëve, do të ndihmojë “gjuetinë e jetës” në planete të tjera. Deri më tani shtresa e ozonit, përvec Tokës, ishte zbuluar edhe rreth Marsit.

Top Channel