Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Robert
Cooper ka arritur t’i bindë zyrtarët serbë që të kthehen në dialog.

Konfirmimi vjen nga shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanovic, bën të ditur Telegraf.

“Në bisedën me ndërmjetësin e BE-së, Robert Cooper, është arritur pajtimi që dialogu me Prishtinën duhet të vazhdojë”, ka thënë Stefanovic.

Dialogu Prishtinë-Beograd u ndërpre ditë më parë, për shkak se Serbia dështoi ta përfshijë në tryezë çështjen e pikave kufitare të Veriut të Kosovës.

Ende nuk dihet se me çfarë kushte është kthyer Serbia në dialog apo nëse ajo është pajtuar se për doganat nuk mund të bisedohet në Bruksel.

Këmbëngulja e Serbisë për të diskutuar mbi situatën në veri të Kosovës solli dështimin e radhës të dialogut Prishtinë-Beograd në fund të shtatorit.

“Dialogu nuk u zhvillua sepse delegacioni serb nuk ishte i gatshem per te vazhduar me bisedime sot. Situata ne doganat e veriut te Kosoves nuk eshte pjese e dialogut dhe as subjekt i ndonje negociate te vecante me Serbine,” njoftoi menjehere pas anulimit, Robert Cooper, ndermjetesuesi i BE-se ne kete proces.

Pas negociatave dypaleshe Cooper- Tahiri dhe Cooper-Stefanovic dhe insistimit te perfaqesuesit te BE-se per te vijuar dialogun per temat e energjise, telekomunikimit dhe bashkepunimit rajonal, si edhe per menyren sesi jane zbatuar apo jo marrëveshjet e deritanishme, Brukseli deshtoi te ule serbet ne nje tryeze me kosovaret ne raundin e 7 te dialogut.

“Dialogu do te vijoje kur pala serbe do te jete e gatshme per t’u riangazhuar. Qellimi i procesit mbetet diskutimi i ceshtjeve qe synojne permiresimin e jetes se njerezve dhe afrimin e paleve ne BE,” sqaroi me tej Robert Cooper.

Top Channel