Spanja dhe Holanda, kokë grupi në Euro 2012

03/10/2011 16:30

Spanja dhe Holanda kanë siguruar vendin në vazon e parë në hedhjen e shortit për Kampionatin Europian të futbollit, në plan për t’u zhvilluar gjatë vitit të ardhshëm në Poloni dhe Ukrainë.

Lajmin e bënë të ditur burime zyrtare të UEFA-s, organizmit më të rëndësishëm të futbollit europian. Ndarja e 16 pjesëmarrësve në katër vazo do të ndodhë duke u bazuar ne renditjen e FIFA-s për kombëtaret, në një short që do të mbahet në muajin dhjetor, pasi të përfundojnë kualifikueset aktuale.

Megjithatë, edhe nëse Spanja dhe Holanda do të humbin të gjitha ndeshjet e tyre të mbetura, kanë një avantazh të tillë që u siguron qënien kokë grupi në mbajtjen e shortit. Dy vendet e tjera të vendosur në vazon e parë janë dy organizatoret, Ukraina dhe Polonia.

I sigurt fakti që Italia dhe Gjermania nuk do të mund të ndeshen midis tyre që në fazën e grupeve. Në bazë të renditjes aktuale në FIFA, të dy këto kombëtare kanë të sigurt vendosjen në vazon e dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA