Bashkimi Europian ka reaguar ashpërsisht ndaj shtypjes që i bënë autoritetet serbe një parade të homoseksualëve në Beograd, një ditë më parë.

Duke folur për mediat, zëdhënësi i Parlamentit Europian për Serbinë, Jelko Kacin, shprehu “keqardhjen e thellë” të institucionit që ai përfaqëson, ndaj shtypjes brutale nga ana shtetërore e një prej të drejtave bazë të njeriut, lirisë për të zgjedhur vetë prirjet e tij seksuale.

Autoritetet vendosën të pezullojnë paradën për shkak të kërcënimeve për dhunë nga ana e organizatave ultranacionaliste dhe me prirje ekstreme politike.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic, refuzoi të përgjigjej rreth deklaratës “fshikulluese” të BE-së, duke e cilësuar këtë problem si një çështje të brendshme.

Top Channel