Zhduket një tjetër i kërkuar

01/10/2011 00:00

Skandalet në drejtesinë shqiptare nuk kanë të sosur. Një tjetër i
shumëkërkuar nga drejtesia italiane ka arritur të arratiset me sukses
nga Shqipëria, të paktën deri më tani, pavarësisht se ai u arrestua në
vendin e tij me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj.

Eraldo Markaj i moshes 25 vjec nga Lezha i dyshuar për trafikim dhe shpërndarje kokaine në Itali, po kërkohet nga Policia Shqiptare, pas një vendimi të shpallur nga gjykata për të ekstraduar. Sipas dokumentacionit që disponon Top Channel në rruge jo zyrtare, skandali në gjykatat shqiptare në ceshtjen Markaj nis me heret.

Sipas ketij ketij dokumentacioni Eraldo Markaj u arrestuar ne 10 shtator nga policia shqiptare ne vijim te nje operacioni ne qytetin e Lezhes pas nje kerkese te te derguar nga gjyqtarja italiane Elena Cerioti, qe kerkonte arrestimin  me qellim ekstradimin e tij. Por pas prangosjes se  25-vjecarit qe rezulton ne Shqiperi me emrin e ndryshuar Aldi Markaj, Gjykata e Lezhes urdheron lirimin e menjehershem te tij pa caktuar ndonje mase tjeter shtrenguese me argumentin se arrestimi ishte i padrejte.
 
Pikerisht ketu nis edhe paradoksi. Pak dite pas ketij vendimi prokuroria nisur nga nje kerkese e dyte e italianeve per arrestimin e te kerkuarit per trafik droge ne Itali dergon kerkesen per ekstradimin e Eraldo Markajt ne gjykate. Dhe gjykata vendos ekstradimin e tij. Burimet thane se menjehere pasi kane siguruar kete vendim edhe pse nuk kishte nje mase arresti, pra i pandehuri ishte ne gjendje te lire kane nisur kerkimet jo vetem ne Lezhe por edhe ne komunen Shenkoll. Keto kerkime prej nje jave rezultojne te pasukseshme, ndersa burime nga Policia e Shtetit konfirmojne se i riu eshte arratisur jashte vendit, dhe se ata nuk mund ta arrestonin ne kufi pasi ndaj tij nuk kishte mase shtrenguese nga gjykata.

Sipas dokumentacionit qe Top Channel disponon te derguar edhe nga shteti italian thuhet se i riu dyshohet ne Itali per vepren penale prodhim, trafikim dhe mbajtje ilegale te substancave narkotike dhe psikotrope. Italianet thone ne kerkesen e tyre per ekstradim se ne shkurt te 2010 gjykata Varese e Republikes se Italise ka vendosur cuarjen e menjehershme te 25-vjecarit ne paraburgim vendim i shpallur ne mungese me qellim mbajtjen ne dispozicion ne autoritet gjyqesor. Por ky urdher nuk eshte ekzekutuar as ne Itali pasi rezultoi qe ai ishte larguar prej andej dhe ishte kthyer ne vendlindje. Gjykata italiane shprehet se i riu ne periudha te ndryshme pergjate 2009 ka shitur kokaine.

Top Channel