Në Serbi ka filluar të shtunën procesi i regjistrimit të popullsisë, mes shumë polemikave përsa i përket pakicës serbe në Kosovë dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Deklarata e sekretarit shtetëror në Ministrinë për Kosovën, Oliver Ivanovic, se pakica serbe do përfshihet në regjistrim është mohuar nga drejtuesja e komisionit të regjistrimit të Serbisë, Liliana Gjeorgjevic.

Ndërsa shqiptarët e Luginës së Preshevës, për shkak të dyshimeve për manipulim të procesit, kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në të.

Ndërkohë, zyrtarë të Entit serb të Statistikave kanë njoftuar se, ata që refuzojnë regjistrimin do të gjobiten me nga 500 euro.

Ndërkohë, i njëjti proces ka filluar edhe në Maqedoni, pavarësisht polemikave të shumta që cuan në dorëheqjen e kryetares së komisionit të regjistrimit, Vesna Javeska dhe nënkryetarit shqiptar Abdulmenaf Bexheti.

Pakënaqësitë e anëtarëve shqiptarë kishin të bënin me mënyrën e regjistrimit të diasporës dhe mundësinë e lënies së saj jashtë regjistrimit për shkak të, sic thonë, interpretimit ndryshe të ligjit nga anëtarët maqedonas të komisionit.

Procesi i regjistrimit në Maqedoni do të zgjasë 15 ditë, sipas mediave lokale, ndërkohë që kryetarja dhe anëtarët e dorëhequr të komisionit do të zëvendësohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA