Kenia, rrëmbehet një shtetase franceze

01/10/2011 09:15

Një grua franceze është rrëmbyer nga një grup i armatosur në afërsi të ishullit turistik të Lamusë, në Kenia.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave gruaja u sulmua në një shtëpi njëkatëshe me cati kashte në Ras Kitau.

Dëshmitarët tregojnë se dëgjuan të shtëna armësh zjarri para se gruaja, që dyshohet se është e paralizuar, të largohej me forcë me një motoskaf.

Rrëmbimi ndodh tre javë pasi një cift britanik u sulmua në mënyrë të ngjashme në veri të vendit, në Kiuaju.

Persona të armatosur qëlluan për vdekje bashkëshortin dhe rrëmbyen gruan e tij. Judith Tebbutt u transportua përtej kufirit për në Somali, ku dhe vazhdon të mbahet peng.

Rrëmbimi i fundit ndodhi në një zonë më pak të largët dhe mund të dëmtojë rëndë industrinë turistike të Lamusë.

Top Channel