Këshilli për të Drejtat e Njeriut në OKB ka shprehur shqetësimin e tij
për mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë, pas vdekjes së Agim Zogajt,
dëshmitar kyc në cështjen “Klecka”.

“Fakti që motivet e sakta të vetëvrasjes së dyshuar janë të vështira për t’u konstatuar, shton shqetësimet tona në lidhje me mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë”, ka deklaruar Rupert Colville, zëdhënës i Këshillit për të Drejtat e Njeriut.

Ai ka bërë thirrje për krijimin e një sistemi efektiv dhe të pavarur për mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë.

“Vetëm një gjë e tillë do të sillte drejtësi për viktimat dhe do t’i jepte fund pandëshkueshmërisë së dhunës”, ka theksuar Colville.

Agim Zogaj ishte dëshmitari kyc në cështjen “Klecka”, ku është i përfshirë edhe nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj, i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpie.

Limaj dhe tetë persona të tjerë, ish-luftëtarë të UCK-së, akuzohen për krime lufte ndaj robërve dhe popullsisë civile serbe në fshatin Kleckë.

I njohur ndryshe si “Dëshmitari X”, Zogaj u gjet i vdekur mëngjesin e së mërkurës në një park të qytetit të Duisburgut, në Gjermani.


Policia gjermane
deklaroi se për momentin dyshohet për një vetëvrasje, pasi nuk ka të dhëna për pista të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA