Priste 12 kilogramë marijuanë me vlerë mbi 100 mijë euro nga Çekia, por surpriza në derë ishte krejt tjetër… policia Presidenti amerikan, Barak Obama mendon se vendet europiane nuk kanë bërë aq sa duhet për të shëruar sektorin e tyre financiar, duke ushtruar presion ndaj udhëheqësve të eurozonës për të zgjidhur krizen e borxhit.
“Në Europë ne nuk i kemi parë të merren sic duhet me sistemin e tyre financiar dhe atë bankar, në mënyrë efektive aq sa duhet”, tha Obama.
Presidenti amerikan iu përgjigj një pyetje për rritjen ekonomike në Shtetet e Bashkuara, gjatë një tryeze të rrumbullakët, që u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë. Ai nuk specifikoi se cfarë masash duhet të marrë Europa për të zgjidhur krizën e borxhit.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Xhei Kerni më pas, gjatë një konference shtypi, shtoi se administrata Obama është në kontakt të vazhdueshëm me qeveritë e Bashkimit Europian, për të ndërmarrë veprime për të zgjidhur krizën.
Ai tha të marten, se kriza e borxhit në Europë po e tmerron botën. Sa i takon shërimit të ekonomisë amerikane, Obama tha se ai është penguar nga kryengritjet në Lindjen e Mesme, që sollën rritjen e cmimit të energjisë si dhe shëndeti financiar i vendeve të Europës.
Papunësia dhe frika për një recesion tjetër në Shtetet e Bashkuara po pengojnë përpjekjet e Barak Obamës për t’u rizgjedhur President në vitin 2012.
Top Channel