Johansson: Është e padrejtë

29/09/2011 17:45

Scarlett Johansson ka folur për herë të parë që kur fotot e saj nudo u shpërndanë në internet.

Aktorja dha një intervistë për CNN gati dy javë pasi disa foto private të saj u publikuan në blogje të ndryshme. 26-vjeçarja u shpreh se është imorale të dhunosh privatësinë e të tjerëve.

“Edhe pse jam aktore dhe quhem personazh publik kjo nuk i jep të drejtën njerëzve të publikojnë foto të mia private. Është e padrejtë dhe e gabuar”, theksoi aktorja.


FBI
po heton se si fotot e Johansson janë marrë nga aparati i saj celular.

Edhe avokati i aktores paralajmëroi se do të merren masa ndaj atyre “piratëve” që kanë vjedhur fotot.

Top Channel