Schumi: Vettel do e ketë më të vështirë në vitin 2012

23/09/2011 11:30

Michael Schumacher është idhulli i automobilizmit gjerman, por për momentin nuk i mbetet gjë tjetër veç të flasë për kampionin e ri dhe bashkëpatriotin e tij, Sebastian Vettel.

“Vettel ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm, por nuk besoj se do e ketë po kaq të lehtë vitin e ardhshëm. Do të jetë gjithçka më e vështirë për të dhe Red Bullin në vitin 2012”, është shprehur 7 herë kampioni i botës.

“Këtë vit ka pasur gara ku askush nuk ka qenë në gjendje të ndjekë ritmin e Vettel, por vështirë se kjo gjë përsëritet sërish”, shton Schumacher.

Piloti gjerman i Mercedes GP iu rikthye sërish Cmimit të Madh të Italisë dhe manovrave të tij për të mbajtur pas britanikun e McLaren Mercedes, Lewis Hamilton.

“Është e vërtetë që isha në limitet e rregullores. Nëse komisarët e garës thonë që u tregova i ashpër, por jo i parregullt atëherë do të thtë që kam qenë korrekt në pistë. Nuk i vë veshin ankesave të të tjerëve”, tha Schumi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta