Nëse nuk do ishe i kujdesshëm këto ditë, nëpër korridoret e Top Channel mund të përplaseshe me kuti çokollatash.

Gjithçka filloi me një tufë lulesh drejt zyrës së prezantueses dhe gazetares Rudina Xhunga.

Një nga lajmet rozë që ka ndezur të përditshmet përfshi ato që nuk ka një profil të tillë është fejesa e saj me diplomatin Dritan Hila.

Gazetarja që flet “Shqip” i ka dhënë fund beqarisë. I sapofejuari nuk është i panjohur për publikun shqiptar.

Fillimisht një diplomat i rezervuar, ish-punonjës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, më pas analist për çështjet ndërkombëtare, emri i Hilës do të lakohej shpesh kohëve të fundit në ekrane të ndryshme televizive, apo edhe opinione e analiza në faqet e të përditshmeve shqiptare.

Në perceptimin publik ai ishte diplomati që guxoi të kritikonte sjelljen jo profesionale brenda strukturës së Ministrisë së Jashtme duke shkaktuar shumë turbullira nëpër korridore të pushtetshme.

Ditën e diel, në një ceremoni të vogël familjare, gazetarja ka kryer ritin tradicional të fejesës.

Kjo fejesë i ka surprizuar shikuesit dhe lexuesit për sekretin me të cilin është ruajtur lidhja.

FOTO GALERI
4/5
Fejesa e Rudina Xhungës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA