Barcelona, dëmtim i rëndë në gju për Afellay

23/09/2011 09:40

Ibrahim Afellay, futbollisti i Barcelonës, do të qëndrojë larg fushave të blerta për rreth 6 muaj për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju.

Klubi katalanas komunikoi se mesfushori hollandez ka pësuar një dëmtim në ligamentet e gjurit të këmbës së majtë.

Afellay është dëmtuar gjatë një seance stërvitore dhe tashmë do t’i nënshtrohet operacionit.

Barcelona nuk ka pasur fat me dëmtimet në kohët e fundit pasi edhe Alexis Sanchez dhe Andres Iniesta janë dëmtuar në ndeshjet e para të sezonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA