Ranieri firmos, është tekniku i ri i Interit
22/09/2011 00:00
Claudio Ranieri ka firmosur një kontratë dy vjeçare që e lidh me
Interin, duke u bërë kështu zyrtarisht trajneri i ri i klubit zikaltër.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi që e ka publikuar në faqen e internetit.
Tekniku i ri do të drejtojë këtë pasdite stërvitjen e skuadrës në orën 17:00, me çerekorëshin e parë të hapur për fotografët. Ndërkohë prezantimi i tij do të bëhet nesër në Appiano Gentile.
Ranieri do të jetë pasuesi i Gian Piero Gasperini i cili është hequr nga drejtuesit e klubit për rezultatet e dobëta të arritura nga Interi në drejtimin e tij.
Top Channel