NBA, Kenyon Martin, kontratë rekord në Kinë
22/09/2011 00:00
Pas vajtjes së Wilson Chandler dhe JR Smith në Kinë, i zbarkuari i
fundit në shtetin lindore është Kenyon Martin. Ai ka firmosur një
kontratë rekord prej 2.65 milionë dollarësh për sezon me Xinjiang
Guanghui.
Marrëveshja nuk parashikon ikjen e tij në NBA, duke e lënë Martin në Kinë gjatë gjithë vitit, pavarësisht nga fillimi ose jo i sezonit të rregullt në SHBA.
“Për të është një mundësi e mirë për të ruajtur formën”, është shprehur agjenti i tij, Andy Miller, për Denver Post.
“Gjithashtu emri i tij mund të bëhet edhe më i famshëm në botë”, shtoi ai.
Top Channel