Kupa e Shqipërisë, Tirana mund Himarën

22/09/2011 00:00

Janë zhvilluar sot ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë ku
nuk pati asnjë surprizë sa i përket skuadrave të Superiores.

Në kryeqytet është luajtur ndeshja mes Tiranës dhe Himarës, që në të vërtetë duhej luajtur në Himarë, por për shkak të kushteve të rënduara të fushës së tyre u luajt në “Selman Stërmasi”.

Gjithsesi Tirana u konsiderua si skuadër udhëtuese. Bekim Bala ka zgjidhur gjithçka me tre golat e shënuar, shifra që mbyllën takimin 3-0.

Ndërkohë ndeshjet e kthimit të të gjitha ndeshjeve të sotme do të zhvillohen më 28 shtator.

Pas përfundimit të ndeshjeve të turit të parë, 16 skuadrat fituese të 16 çifteve, në turin e dytë do të ndahen në katër grupe (A, B, C, D) me nga katër skuadra, me të njëjtën skemë që funksionon dhe Liga e Kampioneve.

Për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste do të hidhet short i lirë mes katër ekipeve të kualifikuara.

Finalja e edicionit të 60-të të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohet, më 17 maj 2012.

Top Channel