Serena Williams, ambasadore e UNICEF-it
21/09/2011 00:00
UNICEF ka emëruar kampionen e tenisit Serena Williams si “Goodwill
Ambassador” (Ambasadore e vullnetit të mirë) për të gjithë botën.
Drejtori i përgjithshëm i UNICEF-it, Anthony Lake ka pritur Williams në familjen e UNICEF gjatë Social Good Summit të New York.
“Serena Williams nuk është vetëm një kampione e tenisit botëror, por është një kampione për fëmijët dhe një mbështetëse e apasionuar e mësimdhënies me cilësi për çdo fëmijë”, është shprehur Lake.
“Jemi të paduruar për të punuar së bashku për të fituar për fëmijët”, shtoi ai.
Top Channel