Interi, marrëveshje me Ranierin
21/09/2011 20:50
Claudio Ranieri duket se do të jetë trajneri i ardhshëm i Interit. Në zyrën e zëvendëspresidentit të klubit italian, Ghelfi, është arritur një marrëveshje me Marco Branca dhe avokatin Capellini për të përcaktuar detajet e fundit për mbërritjen e tij.
Flitet për një kontratë një vjeçare, me një zgjatje prej 12 muajsh në bazë të rezultateve.
Ndërkohë mes Interit dhe Gasperinit është arritur një marrëveshje për zgjidhjen e kontratës mes tyre.
Shpejtësia me të cilën është gjetur gjuha e përbashkët tregon, sipas specialistëve, respektin reciprok mes shoqërisë dhe trajnerit edhe në momentin më të vështirë të raportit mes tyre.
Top Channel