Anelka: Do doja të qëndroja tek Chelsea
21/09/2011 20:00
Nicolas Anelka mund të lërë Chelsea. Kështu është shprehur Andrè Villas Boas në konferencën e fundit për shtyp, ku ka deklaruar se francezi mund të niset përpara skadencës së kontratës me Blues në qershor.
Sot sulmuesi 32 vjeçar ka sqaruar situatën e tij.
“Më konsiderojnë të ikur, por unë jam shumë i lidhur me klubin dhe nuk do doja të ikja”, është shprehur ai në një konferencë për shtyp.
“Dua të shohë se çfarë do të ndodhë në dhjetor dhe, nëse qëndroj, do shohim se çfarë do ndodhë në qershor”, theksoi ai.
Top Channel