Vidhet makina e John Travoltës

20/09/2011 19:45

Aktorit John Travolta i është vjedhur makina e tij Mercedez në mes të ditës në Los Angeles (SHBA).

Makina luksoze dyvendëshe është vjedhur në lagjen e famshme Santa Monica kur protagonisti i ‘Pulp Fiction’ hyri në një koncesionar të Jaguar për të blerë një tjetër autoveturë luksi, por brenda 10 minutave Mercedezi klasik ishte “zhdukur”.

Makina e vjedhur, një Mercedez Benz 280 SL i vitit 1970, ka një vlerë rreth 100 mijë dollarë. Gjithsesi, pritet që policia ta gjejë makinën sepse ajo është e pajisur me GPS, një dispozitiv që e bën më të lehtë lokalizimin e mjetit.

Përsa i përket të rejave në jetën profesionale të tij, 57-vjeçari John Travolta është një nga kandidatët e mundshëm për interpretimin në filmin e dytë ‘The Expandables’, me regji të Sylvester Stallone.

Top Channel