Bayern Munchen luajti të dielën ndeshjen e radhës në Bundesligë ndaj Schalke 04, duke fituar në transfertë me rezultatin 2-0 dhe duke u kthyer në Mynih me tre pikë.
Një ndeshje e mirë për bavarezët, por jo dhe aq për portierin e tyre Manuel Neuer. Gardiani i portës, i cili ka luajtur më parë me Schalke 04 dhe është transferuar gjatë merkatos së kësaj vere tek Bayern Munchen, vështirë se do të harrojë rrugën e kthimit për në Mynih.
Tifozët e Schalke 04 jo vetëm që e kontestuan gjatë gjithë ndeshjes, por i kishin përgatitur edhe një surprizë aspak të këndshme ish-lojtarit të ekipit të tyre. Ata kishin varur në urën ku do të kalonte autobusi i bavarezëve një kukull me uniformën e Neuer duke simuluar dënimin me vdekje të portierit.
Një imazh që gjermani vështirë se do ta heqë nga mendja.
Top Channel