“Mbreti i birrës është vrarë nga gruaja”

20/09/2011 18:25

Beteja ligjore për trashëgiminë e Bruno H. Schubert, ish “mbretit të birrës” së Frankfurtit dhe ish pronar i markës “Heineken”, i cili ka vdekur në moshën 90 vjeçare tetorin e shkuar, duket si një pjesë telenovele.

Sipas djalit të paligjshëm të manjatit, Hanns Peter Nerger, i lindur nga një marrëdhënie jashtëmartesore në vitet ’40, babai nuk ka vdekur nga pleqëria, por është vrarë nga e shoqja, modelja belge me origjinë etiopiane, Meharit Kifle, 29 vjeçe, për të marrë trashëgiminë.

Në një intervistë në “Frankfurter Neue Presse”, djali thekson se ka shumë dyshime për njërkën, por edhe frikë nëse zbulohet se dyshimet e tij janë të pabaza.

Megjithatë Nerger duket se i ka idetë shumë të qarta për dinamikën e vrasjes së mundshme duke theksuar se Meharit Kifle ka shkaktuar vdekjen e të shoqit duke mos i dhënë ujë.

Prokuroria e Frankfurtit po i merr shumë seriozisht akuzat, sa që personeli i spitalit ku Shubert ndërroi jetë, është marrë në pyetje, ndërsa modelja belge është në hetim, pasi është parë të kërcejë, në një diskotekë, pak ditë pas vdekjes së të shoqit.

Top Channel