“The Voice”, nisën audicionet në Kosovë

19/09/2011 10:50

“The Voice of Albania” është në Kosovë. Pas Prizrenit, Gjakovës dhe Pejës, “Vokali” ka mbërritur në Prishtinë.

Shumë të rinj u paraqitën për të marrë pjesë në këtë “talent-show” në kryeqytetin kosovar.

“Më duket shumë interesante dhe dua të provoj veten”, thekson një pjesëmarrëse në audicion.

“Muzika ka qenë hobi im që në fëmijëri. Gjithmonë kam kënduar dhe mendoj se do të më ecë mirë”, deklaron një i ri.

Rrugëtimi i audicioneve në kërkim të zërave të talentuar për të marrë pjesë në programin ‘The Voice of Albania-Vokali’, ka nisur në Tiranë në fillim të muajit shtator.

Top Channel