Kim Kardashian shkëlqen në Met Gala me veshje të frymëzuar nga vitet ’60, bashkëpunim me artistë të njohur 100 çifte nga 25 shtete të ndryshme të botës konkuruan në International Open Latin Albania 2011.
Shqipëria u përfaqësua nga çifti italian me pasaportë shqiptare: Salvatore Bellavita dhe Mariantonietta Marotta.
Megjithëse garimi u zhvillua në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, i cili kryesisht njihet për lojrat e sportit me dorë, gjithçka mori pamjen dhe ngjyrat e skenave të famshme të Las Vegas-it.
Pas një dite të gjatë dhe intensive konkurimi, finalja nisi në orën 19:30. Fustanet e gjata shumëngjyrëshe dukeshin si një pjesë spontane e këtij aktiviteti, por jo. Edhe kjo ishte pjesë e rëndësishme e rregullores së Federatës Ndërkombëtare të Dancit Sportiv.
Ishin 11 disiplinat e kërcimit me të cilat konkuruan çiftet, ku ndër të tjera kishte vals, Samba, Cha Cha Cha e Paso Doble.
Çdo pikë e marrë në këtë garim i shtohej automatikisht totalit të pikëve të secilit çift në renditjen botërore.
Pretendentët kryesorë për vendin e parë në disiplinën latine ishin: çifti rus kundër çiftit shqiptar.
E megjithatë, si fitues të këtij aktiviteti u kurorëzuan rusët: Sergej Dimitriev-Klodiana Stoja.
“Jemi shumë të lumtur, gjithçka shkoi shumë mirë”, thotë Dimitriev.
Të gjitha çiftet ishin shumë të mira, por ne dhamë më të mirën tonë. Ky ishte konkurrimi ynë i parë dhe jemi shumë të lumtur”, shprehet Stoja.
Por, si fituesit e medaljes së argjendtë ashtu dhe të bronxit nuk dorëzohen. Ata e lënë të hapur garën mes tyre për çdo konkurim tjetër ku do të përballen. Më i afërti është kampionati botëror në Gjermani.
Top Channel