Cmimet Emmy, triumfojnë “Modern Family” dhe “Mad Men”

19/09/2011 11:00

Serialet “Modern Family” dhe “Mad Men” triumfuan respektivisht si komedia dhe drama më e mirë e vitit në edicionin e 63-të të çmimeve Emy, të zhvilluar në teatrin Nokia të Los Angeles (SHBA).

“Modern Family” fitoi çmimin si seriali komedi më i mirë për vitin 2010, ndërkohë që “Mad Men” u shpall sërish si drama më e mirë televizive për të katërtin vit radhazi.

Në kategorinë e miniserialeve dhe telefilmave favorit ishte “Mildred Pierce”, por “Downtown Abbey” u shpall miniseriali më i mirë i vitit.

Kyle Chandler u shpall si aktori më i mirë i dramës për interpretimin në “Friday Night Lights” duke lënë pas aktorët Jon Hamm (“Mad Men”) dhe Steve Buscemi (“Boardwalk Empire”).

Jim Parsons, ashtu si edhe vitin e kaluar u cilësua si aktori më i mirë i komedisë për interpretimin në serialin “The Big Bang Theory” edhe pse pritej fitorja e Steve Carrell (“The Office”).

Julianna Margulies mori çmimin si aktorja më e mirë në serialët dramatikë, ndërsa Melissa McCarthy mori çmimin si aktorja më e mirë e komedisë.

FOTO GALERI
5/5
Christina Hendricks, aktorja e Mad Men

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA