Aguilera: Nuk do t’i futem karrierës si aktore

19/09/2011 13:45

Christina Aguilera ka deklaruar se nuk do të vërë kurrë karrierën e saj si aktore përpara muzikës.

“Gjithmonë lexoj skenare filmash. Në rastin e ‘Burlesque’ ishte momenti i përshtatshëm për të interpretuar në një film dhe një mundësi shumë e mirë, por muzika është dashuria ime e madhe”, u shpreh këngëtarja.

“Jam e përqendruar 100% në karrierën time muzikore”, shton Aguilera.

Christina Aguilera fitoi një nominim për çmimet Razzies për interpretimin e saj në ‘Burlesque’. Këto janë çmimet për filmat dhe aktorët më të dobët të vitit.

Përsa i përket muzikës, këngëtarja po punon për albumin e saj të radhës.

Top Channel