Berisha në Asamblenë e OKB

18/09/2011 00:00

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, u nis të dielën në Nju Jork për të marrë pjesë në debatin e përgjithshëm të sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ku do të mbajë një fjalim në seancë plenare.

Njoftimi për mediat bën të ditur se Berisha do të ketë takime me homologë të tij, personalitete botërore të pranishëm në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri Berisha do të zhvillojë një takim me Nënsekretarin e Shtetit për cështjet politike zotin William Burns. Një takim të veçantë, Kryeministri Berisha do të ketë edhe me delegacionin e Republikës së Kosovës, të kryesuar nga Presidentja Atifete Jahjaga.
 
Kryeministri Berisha do të marrë pjesë edhe në takime e forume të ndryshme, si në lancimin e Partnershipit për Qeveri të Hapur të organizuar nga Presidenti Obama, Samitin e Liderëve të Ballkanit, në hapjen e punimeve të Forumit Klinton, në forumin e OKB me sektorin privat, me përfaqësues të diasporës etj.

Top Channel