Topalli: Në SHBA votimi i hapur

17/09/2011 00:00

Propozimet e Partisë Socialiste për të ndryshuar rregullat e kuvendit ka gjasa te mos pranohen te gjitha.
Vecanerisht rikthimi ne rregullore i nenit qe percakton votim te fshehte
per dekretet e presidentit per emerimin e anetareve te Gjykates
Kushtetuese dhe te Gjykates se Larte.

Nga mazhoranca ende nuk ka nje qendrim zyrtar, pasi edhe propozimet e opozites nuk jane bere zyrtare, por gjate nje interviste mbremjen e se premtes per “Zërin e Amerikës”, zonja Topalli e mbrojti fort kete nen te rregullores, qe shfuqizohet nga socialistet, por qe sic tha ajo eshte ne standartin me te larte te transparences, qe perdoret edhe ne Kongresin Amerikan.

‘Në Kongresin Amerikan mbizotëron parimi i transparencës, në Kongresin amerikan nuk imagjinohet që të votohet në mënyrë të fshehtë, sepse deputeti duhet të tregojë përgjegjësi përballë qytetarëve që e kanë zgjedhur. A ruan ai qëndrimin që duan ato qytetarë që e kanë zgjedhur apo jo dhe në këtë kuptim jo vetëm që gjykatësit zgjidhen në mënyrë të hapur dhe transparente dhe kurrë me votë të fshehtë. Edhe kryetarja e Parlamentit zgjidhet me votë nominale dhe nëse kemi bërë ne një ndryshim, ai është një ndryshim që ka çuar në një standard më të lartë, qoftë për emërimin në mënyrë transparente pa asnjë hije, ashtu siç bëhet në Senatin Amerikan, qoftë për faktit që çështjet jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më prioritare se kalendari dhe axhenda e reformave që i duhen Shqipërisë dhe shqiptarëve’, tha Topalli.

Zonja Topalli, e cila eshte takuar ne Washington me shefin e kabinetit te kryeyarit te Kongresit Amerikan, ka rene dakord me ta qe deputete nga mazhoranca dhe opozuta te vizitojne Kongresin per te marre atje pervojen me te mire te jetes parlamentare dhe vecanerisht per t’u njohur me procedurat e votimit, ku vota e hapur qendron ne themel te cdo procedure. Duke u shprehur e gatshme per te diskutuar cdo ndryshim te propozuar nga PS dhe qe sjell standarde me te larta ne jeten parlamentare, le te kuptohet s problemi nuk eshte rregullorja, por mungesa e lirise tek deputete e opozites.

“E rëndësishme është që së bashku me lirinë që të jep e drejta e fjalës së lirë mendoj se më e rëndësishme është për të menduar të lirë, kam përshtypjen se të gjithë kanë të drejtën e fjalës së lirë, por disave u mungon vullneti për të menduar të lirë. Këtu duhet parë më shumë ndoshta për t’u thelluar”, tha Topalli.

Gjate qendrimit ne Washington, kryetarja e Kuvendit, u prit në Departamentin e shtetit nga zevendesndihmës-sekretari amerikan i shtetit Filip Riker, por per kete takim, nga zyra e zonjes Topalli nuk jepen detaje.

Top Channel