Kylie Jenner shfaqet me reçipeta të bëra prej… shege, biznesmenja dhe influencuesja promovoi produktin e ri të kompanisë së saj të kozmetikës
Brad Pitt tërhiqet dhe në një komunikatë shpreh dhimbjen për keqinterpretimin e fjalëve të tij në intervistën për revistën amerikane ‘Parade’, ku ndër të tjera flet edhe për martesën me Jennifer Aniston.
“Ndihem keq që jam interpretuar në këtë mënyrë sepse Jen është një grua altruiste, e apasionuar, e këndshme dhe është një mike e imja. Lidhja jonë ka qenë tepër e rëndësishme dhe unë do ta konsideroj gjithnjë si të tillë. Ajo që doja të thoja në intervistë ishte se unë kam qenë përgjegjës për krijimin e një situate të mërzitshme dhe aspak të këndshme në martesën tonë”, thotë Pitt.
Cfare tha Pitt?
Brad Pitt është shprehur se jeta e tij me Jennifer Aniston ishte patetike dhe se ai nuk ndihej aspak i lumtur.
“Në vitet ’90 jeta ime ishte patetike. Kërkoja gjithmonë një histori interesante për filmin tim të radhës, në një kohë që jeta ime nuk ishte aspak e tillë. Mendoj se martesa ime ishte një arsye e jetës që bëja”, deklaroi Pitt për revistën amerikane ‘Parade’.
Pitt u martua me yllin e serialit ‘Friends’ Jennifer Aniston në vitin 2000 pasi kishte disa vite që dilte me të. Cifti u nda pesë vite më pas, kur Pitt u njoh me Angelina Jolie në sheshxhirimin e filmit ‘Mr And Mrs Smith’.
Më pas, aktori foli për partneren e tij, aktoren Angelina Jolie, me të cilën ka 6 fëmijë, tre prej të cilëve të adoptuar.
“Gjëja më e mirë dhe më e zgjuar që kam bërë në jetë është martesa me Jolie. Ajo është një nënë e mrekullueshme”, thekson Pitt.
Top Channel