20 shtatori do të shënojë ndryshimin përfundimtar të stinëve por edhe
ate të temperaturave.Sherbimi Meteorologjik i Forcave Ushtarake
parashikon që ditën e martë të kemi një ulje prej 10 gradësh të
temperaturave në gjithë vendin, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu
dhe stuhi.
Dita e merkure pritet te jete e fresket, dhe me rreshje shiu. Situata metereologjike do te permiresohet diten e enjte, ku pritet te kemi mot te kthjellet dhe temperature normale per stinen e vjeshtes.
Ndryshimet e menjehershme te temperaturave pritet te shoqerohen me viroza te cilat prekin kryesisht femijet dhe te moshuarit qe kane imunitet te ulet.Specialistet e Institutit te Shendetit Publik paralajmerojne prinderit qe te tregojne kujdes ne veshjet e femijeve gjate ketyre diteve.
Top Channel