Emma Stone, nga komeditë tek Spiderman

17/09/2011 15:15

Video-mesazhi që i është dërguar me shaka nga Jim Carrey ku i ka deklaruar dashurinë e vetë duke u bërë një kult në web, është vetëm një prej kapitujve më të fundit që tregojnë rritjen e shpejt në Hollywood të Emma Stone.

22 vjeçarja me një pamje të mrekullueshme dhe humor therrës, bëhet një prej aktoreve të reja më të kërkuara.

Në ekranin e madh, Stone do ta sjellë komedia “Crazy Stupid Love”, por edhe filmi i ri për Njeriun Merimangë, “The Amazing Spider-Man” dhe “The Gangster Squad”, me Sean Penn.

Top Channel