Djali sekret? Jay Z: Histori qesharake

17/09/2011 10:05

Eshtë në pritje të fëmijës së parë me bashkëshorten Beyonce, por për Jay
Z flitet se ka një fëmijë 9-vjecar me modelen Shennelle Scott.

“Star Magazine” publikon se muzikanti ka harxhuar më shumë se një milion dollarë për të mbajtur në sekret të plotë ekzistencën e fëmijës, pasi testet e atësisë do të konfirmonin se djali është fëmija e tij biologjik.

E vërteta mbeti e varrosur për vite të tëra, sepse në certifikatën e lindjes së fjalit, baba rezulton të jetë Malik Sayeed, ish-partneri i Shennelle.

“Kur fëmija lindi, Malik mendonte se ishte djali i tij, por kur bënë testin e ADN-së u faktua e kundërta. Të gjithë e dinin se Shenelle ishte një vajzë e lehtë dhe se kishte qenë me Jay Z”, tregon babai i Sayeed.

Sipas tij, Jay Z paguan Shenelle-n rregullisht, e kjo e fundit ka blerë një shtëpi fantastike në Trinidad, vend nga i cili është, ku jeton me gjithë familjen e saj.

Pas përhapjes së këtij lajmi ka reaguar Jay Z, i cili ka mohuar se është baba i fëmijës së modeles Scott.

“Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë histori qesharake. Njerëzve duhet t’u vijë turp që përdorin fëmijët për të bërë reklame”, thanë përfaqësuesit e reperit.

Beyonce në pritje të fëmijës nga Jay Z

Beyonce tregon me krenari barkun e saj që sapo vjen e po rritet, pasi brenda tij po rritet një krijesë e mrekullueshme që pritet të lindë në fillimin e vitit të ardhshëm.

Këngëtarja e famshme po kalon disa ditë pushimesh në Kroaci, bashkë me babanë e fëmijës së saj Jay Z, pasi qëndroi disa kohë ne Itali.

Beyonce mbante veshur një kostum banjoje tepër të vecantë të bardhë që tregonte barkun, por njëkohësisht ishte shumë i përmbajtur në ekspozimin e pjesëve të tjera të trupit.

Artistja e madhe, po qëndron në jahtin e saj luksoz me bashkëshortin dhe me miqtë e ngushtë, me të cilët kaloi edhe ditëlindjen e saj të 30-të.

Beyonce në jahtin luksoz ftoi një artiste të madhe, miken e saj të ngushtë Gëyneth Paltroë. Aktorja dhe këngëtarja shtatzënë janë fotografuar në bordin e jahtit ndërsa bisedonin edhe me bashkëshortin dhe babanë e fëmijës së parë të Beyonce Jay Z.

Gëyneth,e cila është nënë e dy fëmijëve, vajzës Apple dhe djalit Moses, me siguri që i ka dhene këshilla të mira mikes së saj për mirërritjen e femijes.

Beyonce njoftoi gjatë ceremonisë së “MTV Video Music Aëards” se pret një fëmijë, ndërsa besohet se ajo është në muajin e pestë të shtatzanisë.

Këngëtarja u paraqit para fotografëve në tapetin e kuq me një buzëqeshje dhe me frazën: “Kam një lajm për ju!” Beyonce është e martuar me reperin Jay-Z që nga prilli i vitit 2008.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB