Mila Kunis, viktimë e sulmeve pirate

16/09/2011 12:15

Skandali i sulmeve pirate ndaj kompjuterave të yjeve po zgjerohet.

Pas fotove nudo të Scarlett Johansson që po bëjnë xhiron e botës, ka disa foto kompromentuese edhe të aktores Mila Kunis.

Sipas ‘TMZ’, fotot janë vjedhur nga iPhone i një prej protagonisteve të filmit ‘Black Swan’.

Në një nga fotot, Kunis është në dush, ndërsa në një foto tjetër dallohet një mashkull, i cili mendohet të jetë Justin Timberlake.

Gjithashtu, nga telefoni i saj janë marrë edhe mesazhe që mendohet se janë pjesë e një bashkëbisedimi me Timberlake, me të cilin mendohet se aktorja ka një romancë.

Top Channel