Kompeticioni i Miss Universe

16/09/2011 19:25

Më 12 shtator në Brazil u zhvillua kompeticioni Miss Universe. Kurora e lakmuar për çdo bukuroshe tokësore u fitua nga Miss Angola.

Edhe këtë vit Shqipëria dhe Kosova ishin prezente nëpërmjet bukurosheve Made in Albania.

Në këtë edicion për Shqipërinë pretendente ishte Xhensika Berberi, ndërsa për Kosovën, disi më e njohur, Aferdita Dreshaj.

Xhesika nuk zuri ndonjë pozicion aq të mirë sa Afërdita e cila ja doli të renditej në 16 më të bukurat të universit.

Ky nuk ishte viti i parë që vendi ynë përfaqësohej në një nga konkurset e bukurisë më të mëdha në botë.

Vetëm vitin e kaluar Anxhela Martini u rendit e gjashta, por Shqipëria ka pasur fat që herën e parë në vitin 2002 kur ishte Anisa Konspiri të zinte vendin e tetë.

Më pas ishte një periudhë jo e mirë megjithëse ne dërguam në këtë kompeticion vajza shumë të bukura si Denisa Kola, Agnesa Vuthaj dhe Eralda Hitaj.

Më pas tentuam me biondet Sadina Alla dhe Matilda Mecini, por zonës së pikëve iu afruam me Hasna Xhukicin në 2009-n.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA