Këngëtarët shqiptarë, videoklipe në plazh

16/09/2011 19:00

Ky është quiz-i më i thjeshtë që është realizuar ndonjëherë! Çfarë kanë të përbashkët pothuajse të gjithë këngëtarët shqiptarë në klipet e fundit që kanë publikuar?

Me sy mbyllur, i madh e i vogël e di mirë që bëhet fjalë vetëm për xhirime në plazh. Sigurisht ka pasur dhe variacione mbi temën si disa që kanë zgjedhur pishinën.

Madje madje ka pasur dhe disa që pas konsumimit të vijës bregdetare e bregliqenore shqiptare u janë drejtuar plazheve të huaja disi me ekzotike.

Nga Dafina tek Elvana, nga Ingridi tek Rozana, të gjithë në ujë.

Çdo verë klipet që nxirren me një përpikmëri të jashtëzakonshme kanë skenografinë ujore të përbashkët, nga një këngëtar në tjetrin.

Edhe kur nuk janë femra ato që këndojnë prapë deti është ai që nuk ndryshon.

Nuk ka rëndësi nëse këndon vetëm apo i shoqëruar, nuk ka rëndësi nëse je nga Kosova apo nga Shqipëria, e madje nuk ka as rëndësi nëse është det apo pishinë, lumë apo dush, që të quhet klip vere, pak ujë është i detyrueshëm.

Top Channel