David Arquette: M’u mërzit jeta

16/09/2011 13:10

David Arquette ka rrëfyer se pas divorcit nga Courtney Cox “nuk donte të jetonte më”.

Cifti kishte 11 vite i martuar dhe ka një vajzë me emrin Coco. Aktori është munduar disa herë të pajtohet me protagonisten e serialit ‘Friends’, por takimet që ai organizonte nuk bënin gjë tjetër veçse përkeqësonin gjërat.

“Nuk dija si të veproja. Mundohesha të rregulloja gjërat, por ato bëheshin edhe më keq. Më në fund e gjeta zgjidhjen tek alkooli”, deklaroi aktori në një intervistë për një televizion amerikan.

Courteney Cox-Arquette and David Arquette konfirmuan ndarjen e tyre ne tetor te vitit te shkuar. Courteney dhe Arquette njoftuan se prej kohësh ata kanë jetuar të ndarë.

Cox, 46 vjec dhe Arquette, 39 vjec u takuan në vitin 1996, ndërsa po xhironin filmin ‘Scream’ dhe u martuan tre vite më vonë në San Francisco. Vajza e tyre Coco, tani është 7 vjec.

 

Top Channel