Nishani: Vrasja e Konomit, akt i krimit të organizuar

15/09/2011 13:20

Ministri i Punëve të Brendshme Bujar Nishani e cilësoi vrasjen e
gjyqtarit Skerdilajd Konomi, një akt që i përket krimit të organizuar.

Ministri njoftoi se hetimet për ngjarjen po kryhen nga prokurorët më të mirë të vendit.

Me herët gjatë ditës, nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu deklaroi se pushteti gjyqësor po pret që organet e hetimit të bëjnë të ditur emrat e autorëve të krimit makabër të ekzekutimit të gjyqtarit Skerdilajd Konomi dhe t’i vendosë ata para drejtësisë.

“Po presim që të bëhet drejtësi jo vetëm për gjyqtarin Konomi, por presim që të vendoset në vend autoriteti shtetëror, i cënuar dukshëm nga ky akt. Pothuajse në shumë raste krimet e rënda ndaj njerëzve të drejtësisë kanë mbetur pa autor, por një precedent i tillë duhet të zgjidhet”, tha Spahiu.

Konomi, hetim për pronat

Prokuroria e Krimeve të Rënda fokuson hetimet për vrasjen makabre të
gjyqtarit vlonjat Skerdilajd Konomi, në pistën e vrasjes së tij për
shkak të pronave.

Burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda
u shprehën se është bllokuar cdo dokument i mundshëm që mund t’i vijë
në ndihmë hetuesve, së bashku me odiesenë disavjecare të vendimeve të
gjykatave në të cilat i ati i Skerdilajdit, Fotaq Konomi, se bashku me
njerëz të afërm të tij kërkonin dhjetra hektarë tokë të trasheguar,
përgjate bregdetit të Durrësit nga Gjiri i Lalëzit, në fshatin Rrushkull
dhe Hamallaj.

Pervec ceshtjes se fituar ne Gjykaten e Larte
ne maj te ketij viti, njesia taks force ne Prokurorine e Tiranes ben te
ditur se kater muaj para vrasjes se Konomit, prokuroria ka regjistruar
dy ceshtje per keto toka te cilat i ka ende nen hetim. Njera prej tyre
eshte regjistruar pas nje kallëzimi te kryer nga te aferm te gjyqtarit
Konomi, konkretisht nga familja Vevecka per 200 hektare toke ne fshatin
Hamallaj dhe ata shpreheshin se kishte dyshime se ishin falsifikuar
dokumentat nga nje fis tjeter te cilet edhe ata synojne kete siperfaqe
toke ne Hamallaj. Ky kallëzim nuk ka lidhje thane burimet me vendimin e
Gjykates se Larte. 

Hetimet, mblidhen dosjet e Konomit

Një dite pas atentatit të tmerrshëm në bulevardin kryesor të Vlorës, që i mori jetën gjykatësit Skerdilajd Konomi, grupi hetimor i kryesuar nga prokurorë të Krimeve të Rënda, kanë administruar të gjitha dosjet e gjykuara prej tij, si dhe ato qe i ndjeri kishte ende ne proces.

Hetuesit dhe policia e Vlores kane marre ne pyetje dhjetra deshmitare okulare qe ishin te pranishem ne bulevardin kryesor te qytetit ne castet kur ndodhi shperthimi i mjetit me te cilin po udhetonte gjykatesi Konomi. Burime policore dhe të aferm te Konomit thane se jane marre gjithashtu ne pyetje edhe persona te njohur te tij, per te hedhur drite mbi ndonje konflikt te mundshem per te cilin gjykatesi mund ta kishte rrefyer, por nuk dihet ende nese mbi keto deshmi mund te jene marre te dhena te nevojshme per hetimet. Ajo qe konfirmohet eshte se hetimet kane nisur per pisten per vrasje per shkak te detyres, pavaresisht se per dyshimet e egzekutimit per shkak te detyres nuk ka ende te dhena konkrete, te pakten publikisht. Por hetimet duket se do te shtrihen edhe ne pista te tjera.

Top Channel