Hapat e parë në botën e modës

15/09/2011 20:20

Emi është një 14-vjeçare që sapo ka hyrë në botën e modës dhe që në fillim doli në një konkurs modelesh duke spikatur me bukurinë e saj nordike.

Emi nuk ka probleme anoreksie. Në fakt nëse Emi duket e dobët për të tjerët, asaj po i ecën në modë sepse është e tillë, e dobët.

“Më ka pëlqyer që të jem modele që e vogël, duke parë ‘Fashion Tv’ dhe kjo ëndërr është realizuar. Për herë të parë në botën e modës jam përfshirë 14 vjeç dhe që atëherë jeta ime ka ndryshuar”, shprehet Emi për emisionin “Pasdite në Top Channel”.

Nga ana tjetër, nëna e 14-vjeçares e mbështet vajzën e saj dhe nuk është aspak e shqetësuar për peshën dhe ushqimin e Emit: “Unë e kam mbështetur gjithmonë dëshirën e vajzës sime dhe asnjëherë nuk kam ndikuar në ushqimin e saj. Ajo ha sa i hahet dhe unë nuk ndërhyj sepse ajo nuk është se mban dietë. Mendoj se ajo ka një trup perfekt dhe nuk ka nevojë për dietë.”

“Unë ha nga të gjitha dhe nuk shëndoshem. Mendoj se kjo është një gjë shumë e mirë”, thekson Emi.

FOTO GALERI
1/3
Emi, e dobët, por jo anoreksike

Top Channel