Diaz-Rodriguez, ndahen sërish

15/09/2011 20:45

Cameron Diaz dhe lojtari i bejzbollit, Alex Rodriguez janë ndarë sërish, kësaj radhe duket se përfundimisht.

Pas një viti e gjysmë lidhjeje, çifti ka vendosur të mbyllë përfundimisht romancën.

“Ajo është krejtësisht e angazhuar në karrierën e saj, ndërsa ai ka pasur shumë dëmtime dhe është i përqendruar në rikthimin në formë sa më shpejt të jetë e mundur”, shprehet një burim pranë çiftit.

Cifti është ndarë konsensualisht dhe, si përherë kur bëhet fjalë për Cameron Diaz, ata do të mbeten miq të mirë.

Top Channel