Cristiano: Jam i bukur, i pasur dhe i fortë

15/09/2011 15:25

“Të gjithë më kanë zili sepse jam i bukur, i pasur dhe një lojtar i madh.”

Kështu ka shpjeguar Cristiano Ronaldo fishkëllimat që i drejtonte publiku kroat sa herë që kapte topin gjatë ndeshjes Dinamo Zagreb-Real Madrid, e përfunduar me rezultatin 1-0 për ekipin spanjoll, kur u pyet për arsyen se pse në fushat kundërshtare ai është lojtari më i urryer.

Gjithashtu, Cristiano u ankua sërish për gjykimin e ndeshjes: “Para ndeshjeve, arbitrat thonë se do të mbrojnë futbollistët e mirë, por në fushë nuk më mbrojnë. Ka disa që mbrohen, ndërsa unë ha shkelma çdo ndeshje.”

Sulmuesi i Real Madrid e ka cilësuar si “turp” arbitrimin e norvegjezit Moen sepse ai nuk dha karton për një faull të rëndë të Lekos në dëm të portugezit.

Real Madrid mori tre pikët në ndeshjen e zhvilluar në Zagreb falë golit të Di Marias.

Top Channel