“Krishti” bëhet agjent i CIA-s

15/09/2011 14:50

Aktori amerikan Jim Caviezel, pas një mungese relativisht të gjatë në ekranin e madh, do të zbresë në atë të vogël.

Aktori, i njohur për interpretimet në filmat “Pasioni i Krishtit” dhe “Krime të Rënda”, do të performojë në serialin e ri “Njerëz me Interesa”.

Seriali me regji të J. J. Abrams, i mirënjohur për “Lost”, “Alias” dhe “Fringe”, do të shfaqet në televizionet amerikane më 22 shtator.

Ai bën fjalë për një ish-agjent të CIA-s, (Caviezel), që punësohet nga një miliarder për të pastruar rrugët e Nju Jorkut nga krimi.

Në kastin e filmit bëjnë pjesë edhe aktorë të tjerë të njohur në ekranin e vogël si Michael Emerson, Taraji P. Henson dhe Kevin Chapman.

Se sa do të zgjasë seriali, kjo do të varet nga suksesi i gjashtë serive të para. Fati i tij mund të jetë si ai i “Lost”, që zgjati 6 sezone, ose si “Flashforward”, që zgjati vetëm një.

Top Channel