Reese Witherspoon tregon plagët

14/09/2011 10:45

Reese Witherspoon u përplas nga një makinë javë e kaluar dhe u dërgua në spital me plagë të lehta, ndërsa të mërkurën, aktorja tregoi dëmtimet e saj kur po shkonte në një festë miqsh të zhvilluar në Los Angeles.

Nga fotot dallohet një sy i nxirë i Witherspoon dhe një dëmtim në pjesën e ballit. Kjo është hera e parë që 36-vjeçarja del në publik e zbuluar pas aksidentit.

Aktorja, fituese e cmimit Oscar për interpretimin në “Walk the Line”, u përplas nga një makinë teksa kalonte një kryqëzim rrugor në Santa Monika.

Witherspoon po bënte ecje sportive kur është goditur dhe hedhur në tokë nga një makinë, e drejtuar nga një grua 84-vjeçare, që për fat të mirë po lëvizte me shpejtësi të ulët.

Mësohet se aktorja nuk ka ngritur asnjë padi ndaj drejtueses së mjetit që e aksidentoi.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA