Rihanna pozon me të brendshme për Armani

13/09/2011 10:05

Vitin e kaluar ishte Megan Fox ajo që pozoi vetëm me të brendshme për fushatën publicitare të Emporio Armani, ndërsa këtë herë është Rihanna e cila ka treguar format e saj për firmën e famshme italiane të veshjeve.

Këngëtarja 23-vjeçare ka pozuar në sediljet e pasme të një makine dhe ashtu si Megan Fox ajo ka treguar në këto foto edhe disa nga tatuazhet e saj.

Gjithashtu, në këtë set fotografik, Rihanna ka habitur fansat e saj me flokët e saj të shkurtra dhe bjonde.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA