Ian McKellen blen një bar në Londër

13/09/2011 13:50

Ian McKellen është një klient i përhershëm i barit “Grapes”, që ndodhet në lindje të Londrës dhe tashmë është pronar i këtij bari.

Ky vend 300-vjeçar është shumë i njohur sepse është përshkruar edhe nga Charles Dickens në librin ‘Our Mutual Friend’.

Aktori britanik, i cili ka interpretuar Ian Saruman në filmin “Lord of the Rings” dhe Magneto në filmin “X-Men” ka vendosur ta blejë këtë bar sepse ndodhet shumë afër shtëpisë së tij.

Por, për të gjithë ata që do të donin ta shihnin prapa banakut, nuk do ta kenë këtë kënaqësi sepse aktori ka bërë të ditur se nuk do të punojë në të.

Top Channel