CBS, vjen riprodhimi i “Charlie’s Angels”

13/09/2011 19:20

Pavarësisht ideve të shumta të shfaqura në ekranin e vogël me serialet televizive, pjesa dërrmuese e të cilëve të suksesshëm, duket se nostalgjia për filmat e vjetër herë pas here fiton epërsi.

Kështu, më 22 shtator do të shfaqet në kanalin amerikan CBS një riprodhim i serialit të viteve ’70, “Charlie’s Angels”.

Ngjarjet në këtë prodhim të ri do të zhvillohen në Majemi dhe protagoniste do të jenë tre detektive private, që punojnë për një bamirës misterioz.

Tre “ëngjëjt” do të interpretohen nga aktoret Annie Ilonzeh, Minka Kelly, Rachael Taylor, ndërsa shefi i tyre, Bosley, që në serialin e Aaron Spelling ishte një personazh paksa komik, do të luhet nga Ramon Rodriguez, që këtë herë do të jetë një “latin lover”.

Tre vajzat, të cilat për të mposhtur armiqtë e tyre do të përdorin arte marciale, armë zjarri dhe eksploziv, vijnë në agjencinë hetimore pas një të kaluare të vështirë.

Ata që nuk kanë parë serialin e viteve ’70, mund të familjarizohen me dy filmat me të njëjtin titull të prodhuar disa vite më parë për ekranin e madh, ku interpretojnë Cameron Diaz, Dreë Barrymore dhe Lucy Liu.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel