Ndërron jetë protagonisti i serialit “Spartacus”

12/09/2011 13:10

Aktori Andy Whitfield, ylli i serialit televiziv “Spartacus: Blood And Sand”, ndërroi jetë në moshën 39-vjeçare për shkak të një forme kanceri.

Aktori vdiq ditën e djeshme në Sidnei, kryeqytetin e Australisë.

Whitfield ka lindur në Uells, por ka jetuar në Australi për një kohë të gjatë. Ai ishte krejtësisht i panjohur për publikun deri në momentin kur u bë protagonist i serialit “Spartacus”, serial i famshëm për skenat e dhunës dhe ato erotike.

Aktori po përgatitej për sezonin e dytë të serialit, kur 18 muaj më parë iu diagnostikua sëmundja dhe u zëvendësua në rolin e protagonistit kryesor nga bashkëpatrioti i tij, Liam McIntyre.

Top Channel